Fetahaj vendosi kryendeshjen në Obiliq

Liridon Fetahaj ka vendosur kryendeshjen me KEK-un, të vlefshme për javën 19 të Ligës së Parë, të luajtur në stadiumin “Agron Rama” në Obiliq.

Sulmuesi prizrenas shënoi të dy golat, nga një në secilën pjesë.

Vendasit të drejtuar nga Mentor Miftari u munduan të bëjnë diç në pjesën e dytë, por rastet e tyre nuk u shndërruan në gol.

Me këtë fitore, skuadra e Skënder Shengyli ngjitet në vendin e dytë me 37 pikë, tri më pak se lideri, Gjilani. (Gazeta Olle)