Fetahaj: Nuk fituam shumë pikë vendas

Liridon Fetahaj, futbollist i Lirisë, në disa ndeshje ka bartur edhe shiritin e kapitenit, tha se si vendas gabuan dhe humbën mjaft pikë, se ndryshe do të ishin në pjesën e lartë të klasifikimit.

Liria nga Prizreni nuk ka pasur përqindje të mirë të rezultateve si vendase. Ky kolektiv ka bërë disa gabime në konak dhe i kushtuan të paktën t’i humb 11 pikë. Ata nga nëntë takime si vendase kanë pasur 4 fitore, 4 barazime e 1 humbje ose nga 27 pikët e mundshme fituan gjithsej 16 sosh, ndërsa si mysafir patën paraqitje jo aq të mirë, sepse nga 8 ndeshje fituan vetëm një herë dhe dy herë barazuan, duke pësuar 5 humbje ose nga 24 pikët e mundshme importuan vetëm 5 sosh.

Prizrenasit patën batica dhe zbatica dhe si rrjedhojë e kësaj përfunduan në vend të nëntë në pjesën vjeshtore me 21 pikë të mbledhura dhe janë në zonën e skuadrave të rrezikuara.

Ekipi me renome deri para pak ditëve ka zhvilluar stërvitje dhe madje ka luajtur edhe një miqësore me Prishtinën, ku humbën me rezultat 2:0.

Liridon Fetahaj, futbollist i Lirisë, në disa ndeshje ka bartur edhe shiritin e kapitenit, tha se si vendas gabuan dhe humbën mjaft pikë, se ndryshe do të ishin në pjesën e lartë të klasifikimit.

“Sipas Shtabit Teknik do të kemi një pushim 2-3 javorë. Mendohet diku ka 10 janari të fillojnë stërvitjet, të cilat deri më tash kanë qenë me intensiteti me të ulët vetëm sa mos të jetë pushim total”, tha Fetahaj për ‘Bota sot’.