Feston golin e skuadrës kundërshtare, lojtari akuzohet për trukim të ndeshjes (VIDEO)

Gjatë ndeshjes së Kategorisë së Dytë në Ukrainë mes skuadrës së Uzhhorod dhe Kremunçukut ka ndodhur diçka e pakëndshme dhe e pazakontë, teksa kjo sfidë ka përfunduar me rezultatin 2-0 për ekipin e Uzhhorod.

Skuadra e Kremençukut pëson golin e parë të takimit në minutën e 65′ nga një gol i Mikola Gaduçuk dhe në pamjet e kësaj goli shihet sesi numri 18 i skuadrës mike, Vitali Bojko ka festuar golin e ekipit kundërshtar.

Pamjet bëjnë menjëherë xhiron e internetit dhe ky rast shkon menjëherë në Komisionin e Disiplinës, Etike dhe të Fair-Play-t të Federatës Ukrainase të Futbollit me pretendimin se lojtari ka trukuar këtë ndeshje.

Ndërkohë vetë lojtari e mohon duke deklaruar se nuk ishte i lumtur për golin: “Nëse shihni të gjithë ndeshjen, mund të evidentoni në kamera të ndryshme se unë ngre duart lart dhe duke tundur kokën. Nuk isha i lumtur për golin.” /PS/

Dallku: VAR-i e ndihmon futbollin, por Dukagjini po dëmtohet shumë

Java e 11-të zhvillohet në fundjavë, nxehtë në Suharekë e Podujevë