Festojnë Torcida, Trepça fiton derbin e Mitrovicës

 

Skuadra e Trepçës ka dalë fitimtare në derbin e zjarrtë të Mitrovicës, duke mposhtur Trepçën ’89, 0-1 në stadiumin “Riza Lushta”.

Goli vendimtar për fitoren e Trepçës u shënua nga Ardit Miftari, i cili siguroi tre pikët e rëndësishme për ekipin e tij, shkruan Gazeta OLLE.

Kjo fitore konfirmon formën pozitive të Trepçës, e cila po shfaq përmirësime të dukshme në ndeshjet e fundit.

Triumfi në derbi pritet të shërbejë si një motivim i madh për ekipin në vazhdim të sezonit.

Zyrtare: Gentrit Limani rikthehet te Llapi

Prishtina e Re luan tenis me Vjosën, fiton me rezultat të thellë në Shtime