Festa mund të shndërrohej në tragjedi, Messi, Di Maria, De Paul e Paredes shpëtojnë pa rënë nga autobusi (Video)

Ekipi i Argjentinës mbërriti rreth orës 02:00 të mëngjesit në Buenos Aires, me mijëra tifozë që i prisnin në rrugë për të përshëndetur kthimin e Kupës në atdheun e tyre 36 vjet më vonë.

Në një autobus të hapur futbollistët përshkuan rrugën ndërmjet aeroportit dhe selisë së Federatës së Futbollit.

Në një moment, autobusi kaloi nën një tel të sipërm duke frikësuar Messin, Paredesin, De Paul, Di Marian dhe Otamendin. Ata reaguan menjëherë duke ulur kokat dhe kështu u shmang incidenti që mund të kthehej në tragjedi.

Kampioni rikthehet në shtëpi, pritje spektakolare në aeroport

Cristiano Ronaldo në Dubai për të mbyllur marrëveshjen e re?