‘Festa e Futbollit’ nisi në Gjilan me FC Dritën

Sot ka filluar karvani ‘Festa e Futbollit’ në organizim të Federatës së Futbollit të Kosovës dhe kompanisë Artmotion, që promovon fillimin e edicionit të ri 2023/2024 në Albi Mall Superligën e Kosovës. Kjo ngjarje madhështore ndalesën e parë e pati në Gjilan, ku bashkë me FC Drita, tifozë, futbollistë, klientë dhe personalitete të futbollit u festua fillimi i edicionit të ri, ndeshjet e të cilit edhe sivjet do të transmetohen ekskluzivisht nga Artmotion, duke ofruar një shërbim të mirëfilltë për tifozët dhe pasionantët e futbollit.

Viktor Krasniqi, drejtor i shitjes në Artmotion, gjatë këtij eventi theksoi se Artmotion vazhdon të mbetet shtëpia e sportit në Kosovë, duke ofruar mundësinë për të ndjekur ngjarjet sportive më të rëndësishme, si futbolli, basketbolli, tenisi, Motogp, Formula 1, xhudo, boksi dhe shumë sporte tjera.

“Artmotion konfirmon edhe një herë tjetër se është shtëpia e sportit, ku i gjeni të gjitha sportet. Platforma ofron 41 kanale sportive, duke përfshirë më shumë se 30 liga lokale dhe ndërkombëtare”, tha Krasniqi.
Ai gjithashtu u bëri thirrje tifozëve që përmes pikave të shitjes së kësaj kompanie të informohen rreth pakove sportive të ofruara nga Artmotion.

E kjo ngjarje nuk ishte vetëm një moment prezantimi i sezonit të ri, por edhe një mundësi e mirë për tifozët dhe qytetarët gjilanas për të takuar futbollistët e tyre të preferuar të FC Drita dhe për të marrë autografe e për të pozuar me ta. Almir Ajzeraj, një nga lojtarët kyç të FC Drita, shprehu ndjenjat e kënaqësisë që ndjen për të takuar dhe përshëndetur fansat e skuadrës së tij.

“Është një kënaqësi e veçantë të takosh tifozët dhe të ndash momente të këndshme me ta. Dashuria dhe mbështetja që marrim nga tribunat janë burim frymëzimi për ne dhe na ndihmojnë të vazhdojmë rrugën tonë drejt suksesit. Gëzuar me FC Drita fillimi i këtij sezoni të mrekullueshëm!”, u shpreh Ajzeraj.

Ky është vetëm fillimi i një sezoni të ri përplot pasion dhe emocione të futbollit, me shpresën dhe ndjenjën e padiskutueshme se ky sezon do të sjellë momente të jashtëzakonshme për tifozët e futbollit në të gjithë Kosovën, si në tribuna ashtu edhe përmes ekraneve televizive në platformën ‘Artmotion’.

Në të ardhmen, FC Drita do të luajë ndeshjet e saj në shumë qytete të tjera të Kosovës, dhe për të qenë në dijeni të datave dhe ndeshjeve të ardhshme, ju ftojmë të ndiqni postimet dhe njoftimet e FFK-së dhe Artmotion në rrjetet sociale.

Urime edicioni i ri i Albi Mall Superligës së Kosovës. Le të mbretërojë spektakli, emocionet, rivaliteti dhe ‘fair-play’.

Baton Zabërgja prezantohet te skuadra e re

Muçi realizon gol spektakolar dhe e dërgon Legian në ‘Play-Off’ (Video)