Ferrero-Mihajloviç, ‘show’ pas fitores në kryeqytet

Presidenti i Sampdorias, Massimo Ferrero, ka dhuruar ‘show’ pas fitores ndaj Romës gjatë një bashkëbisedimi live me trajnerin Sinisha Mihajloviç.

“Sinisha, unë të dua”, tha Ferrero, ndërsa Mihajloviç iu përgjigj në këtë mënyrë: “Mirë, unë e dua gruan time”. Një gjë e tillë shkaktoi shumë të qeshura në studion televizive, për t’u shpërndarë më pas në rrjetet sociale.

Sampdoria mposhti Romën 2:0 falë golave të Lorenzo De Silvestrit dhe Luis Murielit. /Gazeta Olle