Feronikeli nuk e ka shijuar akoma fitoren në vitin 2021.
Skuadra e drejtuar nga Klodian Duro nuk arriti të fitoj as kundër Strugës, raporton Gazeta Olle.
Takimi i luajtur në “Olimpik Resort” mes këtyre dy skuadrave përfundoi në barazim 1-1.
Feronikelin para pak ditësh e mposhti në takim miqësor skuadra nga Kategoria e Parë e Shqipërisë, Egnatia.
Megjithatë, diçka pozitive pati edhe nga ky takim.
Përparim Islami luajti ndeshjen e parë pas plotë 8 muajve jashtë fushave për shkak të lëndimit./GazetaOlle/