Feronikelit i lejohet merkato, zyrtarizojnë nëntë transferime të reja

Feronikeli konfirmon transferet e reja, të cilat do të jenë të gatshme që nga ndeshja e nesërme ndaj Dritës në Gjilan.

Skuadra nga Drenasi ka pasur probleme të mëdha në merkato për shkak të bllokimit nga FIFA, por megjithatë në fund i është lejuar të kryejnë transferime, shkruan Gazeta Olle.

“Industrialistët” kanë prezantuar plot nëntë futbollistë, të cilët janë të gatshëm që nga ndeshja e nesërme ndaj nënkampionëve të edicionit të kaluar.

Bëhet fjalë për Behar Maliqin, Dren Gashin, Azem Bejtën, Qemajl Elshanin, Berat Ahmetin, Alban Shabanin, Diar Prokshin, Drilon Lekun dhe Endrit Kastratin.

Njoftimi i plotë nga klubi: 

Zyrtarizohen transferet e reja

FC Feronikeli konfirmon transferet e reja, të cilat do të jenë të gatshme që nga ndeshja e nesërme ndaj Dritës në Gjilan.

Bëhet fjalë për:

Behar Maliqi – mesfushori me shumë përvojë, i transferuar te skuadra jonë nga FC Prishtina. Ai e njeh shumë mirë ambientin në Rexhep Rexhepi, pasi që kjo është avantura e tij e dytë me fanellën gjelbërt e bardhë. Ai fitoi gjithçka që mund të fitohet me Niklin, duke qenë kampion e fitues i Kupës. Grinta e tij dhe dëshira për fitore ka ende shije të mirë në skuadër.

Dren Gashi – sulmuesi i cili e njeh shumë mirë superligën e Kosovës, ka përvojë dhe bagazh edhe në futbollin e Shqipërsië me Egnatian.

Azem Bejta – mbrojtësi që vjen nga skuadra e Drenicës, i motivuar dhe i gatshëm për një avanturë të re me skuadrën tanë. Ai ka përvojë të jashtëzakonshme kundër skuadrave të Superligës së Kosovës.

Qemajl Elshani – Mesfushori kreativ rikthehet në Rexhep Rexhepi. Ai do të jetë mbështetje e fortë e sulmit për këtë sezon. Elshani u rrit me Feronikelin e po ashtu fitoi gjithçka që mund të fitohet në Kosovë. Prandaj rikthimi i tij në klub padyshim që do ta ngrisë moralin dhe dëshirën për fitore.

Berat Ahmeti – I rikthyer në klub pas disa ndeshjeve të zhviullara me Llapin dhe Ulpianën. Ahmeti tejet i gatshëm për sezonin e ri që fillon të shtunën.

Alban Shabani – mesfushori shkatrrues që nuk kursehet asnjëherë. Shabani ka përvojë edhe në futbollin e Shqipërsië, duke qenë pjesë e Skënderbeut.

Diar Prokshi – djaloshi që u largua si i ri, rikthehet më i pjekur e më i matur. Prokshi, anësor kreativ do të jetë mbështetje e fortë e sulmit për këtë sezon.

Drilon Leku – mesfushori tjetër që hapat e parë i mori te Feronikeli, për të qenë më vonë pjesë e FC Drenasit. Ai rikthehet në klub me bagazh dhe maturi më të madhe.

Endrit Kastrati – Punëtor dhe profesionist. Kastrati nuk kursehet asnjëherë në fushë, gjithnjë në ndihmë të shokëve të skuadrës dhe ekipit që përfaqëson.

Messi rikthehet në Barcelonë, kjo është arsyeja e udhëtimit të tij

Vjosa tregon forcën në miqësoren e radhës, fiton ndaj Shkëndijes