Feronikeli zyrtarizon Gani Sejdiun edhe për një vit

Kampioni i Kosovës në futboll dhe fituesi i DigitAlb Kupës së Kosovës, Feronikeli edhe zyrtarisht ka vazhduar kontratën edhe për një vit me trajnerin Gani Sejdiu.

Sipas faqës zyrtare të klubit nga Drenasi marrëveshja është arritur sot dhe shumë shpejt pritet që vazhdohen kontratat edhe me futbollistët të cilët ishin lojtarët kryesor këtë edicion për Feronikein.

 

148757_388029284722151_7827888175390429781_n