Feronikeli zyrtarizon marrëveshjen me Tovërlanin

Klubi i futbollit “FC Feronikeli” dhe Kryetrajneri, Afrim Toverlani vazhdojnë që të rrugëtojnë se bashku se paku edhe vitin tjetër.

Toverlani erdhi të Feronikeli 5 muaj më parë dhe puna e korrektesia e tij bëri qe Presidenti Ramaj ti ofroj kontratë të re, njofton Feronikeli, raporton Gazeta Olle.

Ramaj tha se e vlerëson shumë kryetrajnerin dhe është i lumtur për marrëveshjen e re.

Toverlani pasi që vulosi kontratën e re foli për faqen zyrtare të Klubit.

“Arsyet pse e vazhdova kontratën janë të shumta, por më e rëndësishmja është serioziteti dhe besimi të cilin ma kanë ofruar kryetari dhe zyrtarët e klubit. Pastaj kushtet e punës dhe mobilizimi për të krijuar një skuadre pretendonte për titull, kuptohet qe ndihem mirë dhe me angazhimin e të gjithave do të jemi aty ku deshirojme ne, tifozët e Niklit dhe gjithë qytetarët e Drenasit të cilit viteve të fundit janë mësuar më titujt e kupa”, deklaroi Tovërlani.