Feronikeli zhvendoset në një stadium të veçantë

Feronikeli mahnit me idenë goxha të mirë. Ata duan që ta ruajnë stadiumin “Bajram Aliu”, dhe të zhvendosen në një tjetër stadium me kushte të mira.

Kështu, takimin me Kosovën e Vushtrrisë, lideri do ta zhvillojë në stadiumin “Përparim Thaçi” të Prizrenit, fusha e të cilit është me bari sintetik.

“Ky vendim u dashtë të merret nga kryesia e KF Ferronikelit pasi që edhe përkundër angazhimit të madh për ta përgatitur terrenin në “Bajram Aliu” nga stafi i Drenicës, një gjë e tillë ishte e pamundur. Andaj falënderojmë për përpjekjet e stafit e Drenices për angazhimin e tyre që kanë bërë që kjo lojë të luhet në Skënderaj. Gjithashtu falënderojmë FC Lirinë e Prizrenit për mundësinë që na kanë dhënë që kjo ndeshje tejet e rëndësishme për ne të zhvillohet në kushte normale, kushte këto që i ofron stadiumi i Lirisë “Përparim Thaçi” në Prizren”, thuhet në njoftimin e Feronikelit.

Ndeshja luhet të mërkurën. (Gazeta Olle)