Feronikeli, super-relaks në pishinë pas katërshes

Nëse dikush e meriton një super-relaks pas një super-fillimi të pranverës, ata janë futbollistët e Feronikelit. Pas fitores së katërt me radhë që erdhi me rezultat bindës, 4:0 ndaj Ferizajt, lojtarët e skuadrës nga Drenasi kanë shkuar për t’u relaksuar në një pishinë.

Në foton e shpërndarë nga faqja zyrtare e Feronikelit në Facebook, ata shihen me nga katër gishta lartë, duke aluduar në fitoren 4:0 ndaj ferizajasve sot. /Gazeta Olle