Feronikeli shqyrton mundësinë e shtyrjes së ndeshjes

Feronikeli – Vëllaznimi do të zhvillohet nesër në stadiumin “Bajram Aliu” të Skenderajt, fusha e të cilave në bazë të të reshurave të fundit, pritet të jetë tejet e rënduar.

Për këtë arsye, drejtuesit e klubit nga Drenasi, do ta vizitojnë sot fushën, për të parë se a i plotëson kushtet stadiumi për zhvillimin e takimit.

“Sot pasdite do të shkojmë në Skenderaj për të parë gjendjen e fushës. Nëse ajo s’i plotëson kriteret, do të kërkojmë nga FFK-ja për ta shtyrë ndeshjen ndaj Vëllaznimit”, deklaroi për Gazetën Olle, Arton Berisha, drejtor sportiv i Feronikelit.

Ndërkohë, Ismet Ahmeti, komisar i Garave, mbrëmë tha për Gazetën Olle, se ndeshjet nuk do të shtyhen. Një gjë të tillë mund ta vendos vetëm gjyqtari. (Gazeta Olle)