Feronikeli, punë intensive për gatishmërinë e “Bajram Aliut”

Feronikeli do të punojë intensivisht për ta pasur fushën e “Bajram Aliut” gati për ndeshjen që do ta zhvillojë në kuadër të Kupës së Kosovës kundër Kosovës së Vushtrrisë.

Lajmin e ka konfirmuar drejtori Arton Berisha, duke u shprehur optimist që e mërkura ta gjejë fushën e stadiumit në gjendje të pranueshme.

“Ne i marrim parasysh sugjerimet e Komisionit të Garave dhe në këtë drejtim do të punojmë. Po presim që deri të martën niveli i borës në stadiumin “Bajram Aliu” të ulet dhe më pas do të ndërhyjmë. Një gjë të tillë s’mund ta bëjmë tani, pasi që mund të dëmtohet fusha për shkak të lagështisë së madhe. Do ta bëjmë të pamundurën që fusha të jetë gati për të martën”, ka deklaruar Berisha, përcjellë faqja zyrtare e Feronikelit në Facebook.

‘Industrialistët’ e kanë filluar për mrekulli pranverën, duke e mposhtur pikërisht Kosovën e Vushtrrisë në “Ferki Aliu”. /Gazeta Olle