Feronikeli – Prishtina, ndeshja e fundit e kampionatit

Në fundjavë mbyllet faza e dytë e këtij edicioni në Raiffeisen Superligë, ku më pas do të hedhet shorti për fazën e tretë, bazuar në renditjen e skuadrave.

Në bazë të sistemit të Bergerit, me të cilin luan Superliga e Kosovës, përballja Feronikeli – Prishtina pritet të ndodh në ndeshjen e fundit të kampionatit.

Kjo pasi, Feronikeli pritet të përfundojë në vendin e parë, kurse Prishtina në të dytin.

Feronikeli mund ta humb vendin e parë, vetëm nëse pëson nga Drita, e në anën tjetër Prishtina fiton ndaj Hajvalisë.

Nëse të dyja skuadrat kanë pikë të njëjta, shikohet goldallimi, që në këtë rast do të përfitonte Prishtina.

Privilegji që sjell vendi i parë pas fazës së dytë është se në fund të kampionatit, lideri është mikpritës i vendit të dytë. (Gazeta Olle)