Feronikeli po e bënë gati shtëpinë e vetë (FOTO)

2015-ta pritet të jetë viti i Feronikelit. Krahas titullit të kampionit, të cilin janë afër ta realizojnë, si dhe Kupës së Kosovës, trofe të cilin synojnë ta ngritin sërish, skuadra nga Drenasi është në fazën e fundit të rregullimit të stadiumit të saj.

Sipas një njoftimi të Feronikelit në Facebook, sot ka filluar shtrimi i barit në stadiumin e tyre në Drenas.

Ai pritet të bëhet gati për sezonin e ardhshëm. Punimet kanë filluar vitin e kaluar. (Gazeta Olle)

nikliferrii