Feronikeli nuk shikon prapa

Lojtari më në formë në Superligën e Kosovës, Behar Maliqi, ka folur për ndeshjen me Trepçën ecurinë pozitive të skuadrës.

“Është loja më e vështirë deri më tani e këtij sezoni. E respektoj Trepçën shumë pasi e dimë që ka shumë lojtarë të mirë sikurse është Shpëtim Babaj. Po ne do tq shkojmë të bëjmë lojë të mirë dhe të marrim një rezultat pozitiv”, pohoi për Gazetaolle.com, mesfushori Behar Maliqi.

Nëse nuk shkon gjithçka mirë në këtë ndeshje edhe barazimi do të kryente punë. “Po varet se si shkon ndeshja. Ne do të japim maksimumin nga ana jonë. Vetëm në atë mënyrë mundemi që të dalim me rezultat pozitivë”.

Prishtina është ndjekësi më I afërt I Feronikelit, por për Behar Maliqin kjo nuk prish punë, pasi skuadra e tij nuk është diku shikuar se kë e ka pas. “Ne po merremi vetëm me vetën tonë edhe po futemi për çdo lojë ëer fitore. Për momentin nuk po I shikojmë askënd se çfarë janë duke bërë”.