Feronikeli nuk di për fitore ndaj Ballkanit, në 1807 ditë

Fitorja e fundit e Feronikelit ndaj Ballkanit, ishte me 1 maj 2019, ku industrialistët fituan me rezultatin 2-0.

Saktësisht kanë kaluar katër vite, e 11-të muaj e 10-të ditë, që kur skuadra nga Drenasi ka fituar një ndeshje ndaj Ballkanit, shkruan Gazeta OLLE.

Gjithësej janë zhvilluar 20-të ndeshje që nga fitorja e fundit e Niklit, ku kampionët në fuqi kanë fituar 15-të takime, ndërsa pesë të tjera janë mbyllur me rezultatin e barabartë.

Të shtunën në Rexhep Rexhepi, vendasit do tentojnë të thyejnë këtë mallkim ndaj Ballkanit, ku pritet të jetë një ndeshje mjaftë interesante, duke parë synimet e dy skuadrave.

Çerekfinalet në Europa League pritet të jenë më interesante se kurrë më parë

Dybala flet para ndeshjes me Milan: Sot luajmë kundër një skuadre të madhe dhe në një stadium…