Feronikeli ndryshon pamje, këto janë fanellat e reja të skuadrës

Feronikeli do të kërkoj stabilitetin në pranverë.

Skuadra e Klodian Duros ka përfunduar vjeshtën në pozitën e pestë në tabelë, teksa synim stabilitetin dhe ikjen nga rreziku me emrin “rënie nga liga” do të jetë objektivi i skuadrës edhe në ndeshjet e mbetura, shkruan Gazeta Olle.

Pos shpëtimit në ligë, “Nikli” do të provoj edhe daljen në Evropë përmes Kupës së Kosovës, aty ku si kundërshtar të parë do të ketë Arbërinë e Dobrajës në raundin e 1/8-ës.

“Tigrat e Zinjë” do të kenë pamje tjetër që nga tani e tutje, kjo pasi skuadra do të paraqitet me fanella të reja.

Ishte vetë trajneri Duro që përmes rrjetit social instagram ka bërë të ditura fanellat për gjysmë-stinorin e ri.

Skuadra nga Drenasi nuk ka hequr dorë nga ngjyrat historike të klubit./GazetaOlle/