Feronikeli merr vendimin e fundit për trajnerin Elshani dhe njofton nëse do të ketë prurje të reja

Gjatë ditës së sotme skuadra e Feronikelit ka mbajtur një takim me trajnerin Faruk Elshani dhe futbollistët.

Elshani u konfirmua edhe një herë nga klubi si kryetrajner për sezonin e ri, shkruan Gazeta Olle.

Mbështetja për këtë vendim ka ardhur nga lojtarët dhe kryesia e Feronikelit.

“Elshani u konfirmua edhe një herë nga klubi si krye-trajner për sezonin që po hyjmë duke pasur edhe mbështetjen e lojtarëve, edhe të Kryesisë së Feronikelit”, thuhet në njoftimin e klubit.

Gjithashtu, skuadra nga Drenasi njofton se gjatë ditës së hënë, pritet të fillojnë stërvitjet me intensitet më të lartë, stërvitje në të cilat do të bashkohen edhe prurje të reja.

/Gazeta Olle/

ZYRTARE: Tahir Lushtaku emërohet trajner i Drenicës

Ekskluzive: Gjilani dhe Ballkani e kërkuan me ngulm, por Drita ia rrëmben nga dora Almir Kryeziun