Feronikeli mbetet pa kapitenin e skuadrës

Pas një sezoni tejet të vështirë, Feronikeli nuk arriti të mbijetojë në Superligën e Kosovës në futboll.

Për pjesën kryesore të sezonit, kjo skuadër luajti me ekipin e juniorëve, të cilët megjithatë dhanë maksimumin e tyre, shkruan Gazeta Olle.

Disa nga ta, lanë përshtypje duke treguar paraqitje të mira, siç ishte edhe kapiteni i ekipit, Endrit Kastrati.

Kastrati ishte kapiteni i skuadrës në stinorin vjeshtor, duke bartur barrën kryesore të skuadrës.

Qendërmbrojtësi me marrëveshje të dyanshme ka ndarë rrugët me skuadrën e Feronikelit.

Kastrati më herët ishte pjesë e Arbërisë dhe Drenasit, ndërsa tani është në kërkim të një aventure të re në karrierën e tij futbollistike. /Gazeta Olle/

Probleme te Barcelona, Andreas Christensen dhe Franck Kessie duhet të presin për tu zyrtarizuar

Rritet për 75 për qind përkrahja për përgatitjen e sportistëve për Lojërat Mesdhetare Oran 2022