Feronikeli huazon dy futbollistë

Dy sulmuesit e Feronikelit, Valmir Zariqi dhe Pajazit Rexhepi, janë huazuar te skuadra që garon në Ligën e Parë, Fushë Kosova.

Lajmin e bëri të ditur faqja zyrtare e klubit nga Drenasi në rrjetin social Facebook, duke dashur që kjo dyshe e re të marrë sa më shumë përvojë, duke e parë që konkurrenca në skuadrën ‘industrialiste’ momentalisht është shumë e lartë. /Gazeta Olle