Feronikeli kryen matjen e futbollistëve

Feronikeli sot e ka kryer matjen e futbollistëve, në prag të pushimit dimëror. Trajneri Afrim Tovërlani ka folur rreth kësaj çështje për faqen zyrtare të klubit.

“Është bërë matja e futbollistëve për të parë se me sa kilogram po shkojnë në pushim dhe me sa do të vijnë prapë kur t’i nisim përgatitjet”, deklaroi Tovërlani.

“Secili e ka marrë planprogramin dhe e di se çfarë duhet të punojë gjatë ditëve të pushimit, në mënyrë që të jenë sa më të gatshëm për fillimin e përgatitjeve në luftën për të mbrojtur titullin”, shtoi ai. /Olle