Zhdrella konfirmon bisedimet me Feronikelin e Prishtinën

Feronikeli ka nisur bisedimet me Mentor Zhdrellën, të cilin duan ta dërgojnë në Drenas për edicionin e ardhshëm. Madje, bisedimet I ka konfirmuar për faqen zyrtare të tyre në Facebook, Ilir Demaku.

Bisedimet i ka konfirmuar edhe vetë lojtari për GazetaOlle.com.

“Po, kemi biseduar me Feronikeli dhe ka mbetur të takohemi sërish”, deklaroi Zhdrella.

Ai në edicionin e kaluar luajti me Prishtinën, me të cilët nuk ka marrëveshje edhe për edicionin e ardhshëm.

“Unë ia kam treguar kushtet e mia Prishtinës dhe tash ata kanë mbetur të më lajmërojnë”, deklaroi katër herë futbollisti më i mirë në Kosovë.