Feronikeli ka nisur përgatitjet, paralajmërojnë përforcime këto ditë

Feronikeli, është rikthyer në tapetin e ‘blertë’ për t’u përgatitur sa me mirë për edicionin e ri.

“Industrialistët” nën-drejtimin e trajneri Faruk Elshani, në pasditen e së hënës kanë zbritur për herë të parë në fushë, që nga përfundimi i sezonit që lamë pas.

Në përgatitjet e parë kjo skuadër ka mbajtur disa sensione me vrapime të shkurtra dhe të gjata, për të aktivizuar trupin pas pauzës së verës. Gjithashtu, Nikli ka paralajmëruar edhe njëherë se kjo javë do të prezantoj edhe prurjet e reja.

Postimi i plotë:

Fillojnë stërvitjet për stinorin 2021/22

Pasditen e së hënës, në stadiumin “Rexhep Rexhepi” u zhvillua stërvitja e parë e FC Feronikelit, për sezonin e ri 2021/22.

Nën drejtimin e krye-trajnerit, Faruk Elshani dhe ndihmësit të tij, Fidan Rexhepi, skuadra mbajti disa sesione me vrapime të shkurtra dhe të gjata, për të aktivizuar trupin pas pauzës së verës.

Gjatë kësaj jave, në skuadër pritet të bashkohen edhe emra të tjerë të rinj, për të cilët do të njoftoheni me kohë.

Gjithashtu gjatë javës, stërvitjet do të vazhdojnë në të njëjtin termin, duke rritur vazhdimisht intensitetin e tyre, varësisht nga gjendja fizike e futbollistëve.

Valon Berisha rikthehet në fushë pas 3 muajve mungese nga lëndimi

Bruno Arrabal largohet nga Arbëria: Faleminderit, shpresoj të ktheheni në Superligë