Feronikeli i kundërpërgjigjet Munishit: “Vijat e qyreqit përcaktojnë titullin”

Portieri i Feronikelit, Granit Kolshi, nuk po mund të përbijë deklaratat e trajnerit të Hajvalisë, Ismet Munishi, i cili prej se mori drejtimin e kësaj skuadre, po thotë se interesant do të jetë vetëm lufta për vendin e dytë.

E, Feronikeli që po pushon në krye të Superligës, nuk po pajtohet me këtë.

“Jam duke i parë disa deklarata bombastike nga disa trajner në këto ditë, kur jemi një javë para fillimit të kampionatit, si psh: ne jemi kampion e gara do të jetë interesante për vendin e dytë. Do ta shohim, janë vijat e qyreqit brenda të cilave do të vnedoset kush është kampion, e kush e ka ftohet e kush nxehtë”, porosit Kolshi.

“Ne nuk flasim në medja, ne flasim vetem në fushë, prandaj unë them mos gabo të bësh hop para se ta bësh hapin, do të shihet, ka kohë kush do të jetë kampion, sigurt do ta mesoni kur të përfundoj kampionati ama jo tani mos u mashtroni”, shtoi ai.

‘Gardiani’ i skuadrës nga Drenasi thumbon gjithashtu Hajvalinë, duke thënë se nuk janë klub mëhallash. “Ferronikeli nuk është klub mahallesh, as i tekave të dikujt që ka bërë para dhe e kërkon me çdo kusht titullin, Feronikli udhëheqet nga një kryesi dhe ka një shtab teknik që dinë të kërkoj më të mirën pa kushte dhe pa presion, për derisa punën dhe obligimet e veta i kryen me kohë çdo kush këtu”.

Për fund, Kolshi porositi tifozët e saj, duke iu thënë se fusha e futbollit do t’i gëzojë ata e jo deklaratat. (Gazeta Olle).