Feronikeli fiton pa problem ndaj Istogut, marshon drejt titullit në Ligën e Parë

Feronikeli është rikthyer te fitoret në Grupin A të Ligës së Parë të Kosovës.

‘Industrialistët’ kanë mposhtur Istogun para adhuruesve të vet me rezultat 3-1.

Pjesa e dytë nisi fuqishëm për vendasit që realizuan dy gola të shpejtë brenda tre minutave.

Muhamed Hyseni fillimisht realizoi për 1-0 në të 46-tën dhe pas tre minutave Selimi shënoi për ta dyfishuar epërsinë.

Krejt në fund të ndeshjes u shënuan edhe dy gola të tjerë ku Ulluri ngriti epërsinë për 3-0 derisa Jahaj shënoi golin e nderit për mysafirët për rezultatin përfundimtar 3-1.

Me këtë fitore Feronikeli ndodhet në pozitën e parë me 37 pikë, shtatë më shumë se Liria që ka një ndeshje më pak të zhvilluar. /Gazeta Olle/

Vllaznia nuk e toleron Latifin, klubi e përjashton nga dueli me Partizanin

Derbi ‘El Anamorava’ sërish pa tifozë