Feronikeli e Drenica në procedurë disiplinore, kjo është arsyeja

Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës ka inicuar procedurë disiplinore edhe ndaj Feronikelit e Drenicës për incidentin në xhiron e fundit të kampionatit.

Sipas njoftimit, thuhet se Feronikeli është në procedurë disiplinor për shkak të hyrjes në fushë të një tifozi, i cili në minutën e 7-të mori banerin e grupit të tifozëve “Shqiponjat e Zeza” në përkrahje të Drenicës.

Në tentim për të kthyer banerin, në fushë, në ndeshjen Feronikeli – Drenica, u futën edhe disa tifozë të Drenicës.

Ndeshja, për shkak të situatës së krijuar në mes të tifozëve, ishte ndërprerë për 24 minuta.

“Inicim disiplinor ndaj: FC ”Feronikeli”. MOTIVI: Lëshim në organizimin e ndeshjes . Në min  7-të një tifoz i FC ”Feronikeli” merr banerin e tifo grupit ”Shqiponjat e Zeza” nga mysafirët dhe me baner hyn dhe vrapon në fushë duke penguar zhvillimin e ndeshjes dhe për pasojë tifozëria e KF ” Drenica ” hyn në fushë duke vrapuar  për rikthimin e banerit të tyre për çka është ndërprerë ndeshja për 24 min. Sipas raportit të personave zyrtar të ndeshjes Feronikeli-Drenica dhe xhirimit televiziv”.

“Inicim disiplinor ndaj FC ”Drenica”. MOTIVI:  Në min. e 7-të pas provokimit dhe marrjes së banerit nga tifozi i FC ”Feronikeli” disa tifoz të KF ”Drenica” hyjnë në fushë me vrap për ta rikthyer banerin e tyre me  ç’rast u krijua  tollovi në fushë për çka ishte ndërprerë ndeshja për 24 minuta. Sipas raportit të personave zyrtar të ndeshjes Feronikeli-Drenica dhe xhirimit televiziv”, thuhet në raportin e publikuar në uebfaqen e FFK-së.

Kosova eliminohet pas vazhdimeve nga Kazakistani në Red Bull Neymar Jr’s Five

Zbulohet shuma që do të fitojnë ekipet nga Maqedonia e Veriut