Feronikeli fiton derbin, +9 nga Prishtina

Feronikeli e ka mposhtur Drenicën 4:2, duke e vazhduar marshin drejt titullit kampion. Ekipi i Gani Sejdiut shkon në këtë mënyrë në plus nëntë pikë nga Prishtina.

GOL: Nuk kanë të ndalur golat në Prizren. Kësaj radhe shënon Drenica (80′) për ta ngushtuar epërsinë nëpërmjet rezervistit Shkëlzen Lushtaku. Feronikeli – Drenica, 4:2.

GOL: Drenica e zvogëlon epërsinë (4:1) në minutën e 61. Nga afërsia shënon sulmuesi Dren Gashi.

GOL: Sërish gol në ndeshjen Feronikeli – Drenica, sërish shënon Feronikeli. Për 4:0 realizoi sulmuesi i talentuar Mendurim Olluri. Po luhet minuta e 58-të.

Mbyllet pjesa e parë, Feronikeli – Drenica (3:0)

GOL: Vazhdojnë golat në ‘Përparim Thaqi’. Feronikeli e ka realizuar edhe golin e tretë. Qemail Elshani pas një ndërprerjeje e gjeti në zonë, kokën e kapitenit Lapidar Lladrovci, i cili për herë të tretë e dërgoi topin në portë (3:0).

GOL: Feronikeli e ka dyfishuar epërsinë. Mendurim Olluri në minutën e 32-të dha një top në zonë për Qemail Elshanin, i cili e gjunjëzoi për herë të dytë portierin e Drenicës, Arjon Ymerin (2:0).

19′ Aksion i bukur i Drenicës, Dren Gashi gjuan drejt portës, topi përfundon në këmbët e Besart Dushit, i cili nga afërsia e ‘dridh’ shtyllën e Granit Kolshit të Feronikelit, me një goditje të fortë.

14′ Ndërpritet ndeshja pak 3-4 minuta. Tifozët e Feronikelit, ‘Tigrat e Zi’ hynë rreth fushës për t’u vendosur më pas në shkallët e stadiumit.

GOL: Feronikeli ka kaluar në epërsi që në minutën e dytë. Pas një harkimi nga këndi të Qemail Elshanit, mbrojtësi Fidan Gërbeshi ‘fluturoi’ me kokë për ta dërguar topin në rrjetë (1:0).

Formacionet zyrtare:

Feronikeli: Kolshi, Doshlaku, Shala, Gërbeshi, Lladrovci, B. Shabani, Xh. Shabani, Maliqi, Olluri, Elshani, Livoreka. Trajner: Gani Sjediu.

Drenica: Ymeri, Ibrahimi, Musaj, Cakaj, Geci, Thaqi, Syla, Sejdiu, Dushi, Tahiri, Gashi. Trajner: Tahir Lushtaku.