Feronikeli bëhet me kositëse të barit moderne (FOTO)

Kampioni i Kosovës, Feronikeli është duke e vazhduar punën në stadium e saj ‘Rexhep Rexhepi’ ku pritet të zhvillojë edhe ndeshjet në kampionatin e ardhshëm.

Për të bërë punë më të mirë dhe për të pasur një terren sa më të niveluar, kompania ‘Al Trade’ që është edhe sponzor i klubit i ka dhuruar Niklit një kositëse të barit, shkruan Gazetaolle.com.

Stadiumi ‘Rexhep Rexhepi’ është afër renovimit dhe për këtë ka meritë Komuna e Drenasit dhe Qeveria e Kosovës që kanë ndarë mjete.kosss