Feronikeli aranzhon miqësore me skuadrën e Ligës së Parë

Skuadrat kosovare po aktivizohet përkundër pushimit dy javor në kuadër të ndeshjeve të kombëtareve.

Feronikeli do të përballet në një ndeshje miqësore me skuadrën nga Liga e Parë, A&N, shkruan Gazeta Olle.

Takimi do të zhvillohet nesër (e shtune), në stadiumin “Rexhep Rexhepi”, në Drenas, me fillim nga ora 16:00.

Mund të jetë një imazh i ‎teksti që thotë "‎NDESHJE MIQESORE FC.FERONIKELI Sinc S.e2017 FC A&N PRIZREN 1974 KF FERONIKELI -FC A&N E ۔TUNE 04/09/2021 ORA 16:00 STADIUMI "REXHEP REXHEPI -DRENAS gorenje‎"‎

Skuadra nga Drenasi e ka nisur keq sezonin e ri, ku nga dy takime nuk ka arkëtuar ende asnjë pikë në Superligën e Kosovës.

Në anën tjetër, skuadra prizrenase ka shënuar fitore në ndeshjen e parë të Grupit A në Ligën e Parë.

/Gazeta Olle/

Kosova mposhtet edhe nga Letonia në Kampionatin Evropian

Manchester City do të transferojë një top sulmues verën e ardhshme