Feronikeli afër ish-mbrojtësit të Kosovës, prezantimi çështje ditësh?

Ilir Berisha sot pritet që t’i bashkohet Feronikelit

Kampioni aktual i Kosovës është duke bërë ndryime të mëdha në skuadër.

‘Industrialistët’ dje ia kanë treguar derën 7 futbollistëve, ndërsa shumë shpejt pritet të prezantojnë edhe Ilir Berishën.

LIG Sport nga burime të sigurta ka mësuar se Ilir Berisha do të jetë futbollisti i radhës që do të nënshkruajë me Feronikelin.

Berisha, 28 vjeçar luan në pozitën e mbrojtësit dhe së fundi ka qenë pjesë e Vasteras SK, ndërsa në të kaluarën ka qenë edhe pjesë e Kosovën, në kohën kur Albert Bunjaki ka qenë trajner i ‘Dardanëve’.