Feronikeli ’74 pret Prishtinën, Gjilani kërkon fitore ndaj Fushë Kosovës

photo by: @Shpend Ahmeti

Xhiro e 10-të në elitën e futbollit kosovar ka filluar ditën e premte, derisa sot në program janë për tu zhvilluar edhe dy ndeshje.

Dy ndeshje shumë interesante do të zhvillohen sot në Albi Mall Superligë, njëra në Drenas dhe tjetra në Gjilan.

Feronikeli ’74 është nikoqir i skuadrës kryeqytetase Prishtinës në stadiumin ‘Rexhep Rexhepi’.

photo by: @Shpend Ahmeti

‘Industrialistët’ vijnë në këtë takim pas fitores 3-0 ndaj Fushë Kosovës dhe kërkojnë të vazhdojnë me rezultate pozitive edhe në këtë sfidë.

Në anën tjetër Prishtina ka gjashtë ndeshje që nuk fiton dhe kërkon rikthimin te tre pikët në kampionat.

Ndeshje shumë interesante pritet të zhvillohet edhe në stadiumin me bari sintetik në Gjilan.

Gjilani pret Fushë Kosovën në ndeshjen e dy skuadrave nga fundi i tabelës.

Vendasit kërkojnë hakmarrje ndaj ‘pampurave’ për disfatën e fundit dhe synojnë të rikthehen te fitoret, derisa mysafirët kërkojnë të shkaktojnë një tjetër befasi.

Të dyja sfidat fillojnë nga ora 13:00 me orar të ri në futbollin kosovar. /Gazeta Olle/

Zvicër – Kosovë, shiten të gjitha biletat

FFK organizon kursin e parë bazik për trajnerët e futsallit