Feronikeli ’74 pret Prishtinën, formacionet zyrtare

Feronikeli ’74 është nikoqir i Prishtinës në xhiron e 10-të në Albi Mall Superligë.

Dueli mes dy skuadrave zhvillohet në stadiumin ‘Rexhep Rexhepi’ me fillim nga ora 13:00.

‘Industrialistët’ vijnë në këtë takim pas fitores 3-0 ndaj Fushë Kosovës dhe kërkojnë të vazhdojnë me rezultate pozitive edhe në këtë sfidë.

Në anën tjetër Prishtina ka gjashtë ndeshje që nuk fiton dhe kërkon rikthimin te tre pikët në kampionat.

Formacionet zyrtare:

Feronikeli ’74: Bujupi, Shabani, Musa, Haliti, Zoungrana, Cervadiku, Bruqi, Berisha, Bardhoku, Rrahmani, Avdyli.

Prishtina: Nika, Bytyqi, Useini, Sinani, Muja, Islami, Krasniqi, Hamiti, Blesa, Kryeziu, Hyseni. /Gazeta Olle/

Vetëm pesë muaj në krye të klubit, Ismet Munishi jep dorëheqje pas rezultateve të dobëta te Ferizaj

Gjilani përballet me Fushë Kosovën, formacionet zyrtare