Feronikeli ’74 dhe Drita duan vetëm tre pikë, formacionet zyrtare

Feronikeli ’74 dhe Drita do të takohen në kuadër të xhiros së 25-të në Albi Mall Superligë.

Dy skuadrat kanë objektiva të ndryshme, me vendasit që duan të largohet nga pjesa e poshtme e tabelës dhe klubi nga Gjilani që është në garë për titull.

Feronikeli ’74 vjen i motivuar nga fitorja ndaj Lirisë dhe synon pikët maksimale në këtë përballje.

E në anën tjetër Drita vjen pas triumfit ndaj Prishtinës dhe dëshiron vetëm fitore në mënyrë që të afrohet me kreun e tabelës.

Formacionet zyrtare:

Feronikeli 74′: Meira, Lladrovci, Musa, Mballow, Berisha, Zoungrana, Bruqi, Shillova, Shabani, Rrahmani, Morina

Drita: Maloku, Krasniqi, Bejtullai, Mesa, Ovouka, Broja, Dabiqaj, Baftiu, Selmani, Ajzeraj, Krasniqi

/Gazeta Olle/

Zvicra u21 fton katër shqiptarë për duelin ndaj Shqipërisë

Zyrtare: Fisnik Gashi, trajner i ri i FC Besa Peja