Feronikeli, 200 euro premia për fitoren ndaj 89-shit

Ndeshja në “Riza Lushta” kishte një rëndësi jetike për Feronikelin dhe futbollistët përpos motivit të zakonshëm për të dhënë atomin e fundit në fushë, duhej të kishin edhe një stimulim financiar.

Këtë e diti shumë mirë kryesia e klubit, e cila iu ka premtuar futbollistëve që nëse e mposhtin Trepçën ’89, do t’i marrin nga 200 euro premi.

Lajmi konfirmohet nga burime të GazetaOlle.com brenda skuadrës ‘industrialiste’ dhe kryesia e klubit që do t’i shpërblejë futbollistët gjatë ditëve në vijim.