“Turp për UEFA-n”

Fernando Torres ishte fytyra tragjike e ndeshjes çerekfinale të Ligës së Kampionëve mes Barcelonës dhe Atletico Madritid.

Ish sulmuesi i Liverpoolit, i cili shënoi gol në këtë takim, në minutën e 35-të e ka lënë Atleticom me 10 lojtarë pas përjashtimit me karton të kuq, përcjell Express.

Torres, i cili morri përgejgjësin për humbjen e skuadrës, ka sulmuar UEFA-në për përzgjedhjen e gjyqtarëve. Ai mendon se referi, Felix Brych nuk ishte i gatshëm ta drejtoj një takim të tillë.

“Është turpe që UEFA është preokupuar me ndërrimin e fanellës tonë, dhe caktoi një gjyqtarë që ka dështuar të jetë në nivelin e çerekfinales së Ligës së Kampionëve”, ka deklaruar Torres.