Sot skuadra e Ferizajt është zhvendosur në qytetin e bukur të Durrësit, për të vijuar fazën e dytë përgatitore para fillimit të stinorit pranveror.
Bardhekaltrit janë duke luftuar për rikthim në elitën e futbollit kosovar, dhe tashmë kanë zgjedhur që përgatitjet t’i vazhdojnë në Shqipëri, shkruan Gazeta Olle.
Me tu vendosur atje, futbollistët kanë zhvilluar seancën e parë stërvitore, ndërsa klubi njofton se ritmi i stërvitjeve do të rritet gjatë ditëve në vazhdim.
“Në dispozicion të trajnerit Arbnor Morina janë të gjithë futbollistët,gjatë qendrimit në Durrës, do të zhvillojmë edhe disa ndeshje kontrolluese, për kundërshtarët do të ju mbajmë të informuar”, thuhet në njoftimin e klubit.
/Gazeta Olle/