Ferizaj zgjedh strukturat e klubit, Lulzim Abazi kryetar

Ferizaj ka mbajtur mbledhjen në praninë e aksionarëve të klubit, ku janë zgjedhur strukturat e klubit.

Kryetar është zgjedhur Lulzim Abazi, që më para ka qenë kandidat i PDK-së për deputet.

Abazi tashmë është aksionari kryesor i klubit të Ferizajt.

“Në mbledhjen e mbajtur më 02.06.2021 në praninë̈ e aksionerëve:Xhevat Rushiti, Fisnik Bucaliu, Fatmir Grainca, Sadush Rysha, Fatmir Reshan dhe Arian Ymeri, eshte vendosur që kryetar i klubit të jetë, Lulzim Abazi, ndersa  Fisnik Bucaliu dhe Xhevat Rushiti zëvendës kryetar”.

May be an image of 1 person

“Ferizaj i vërtetë po rikthehet, një organizim shumë më i mirë se herave tjera, që premtojnë vetëm suksese tani e tutje Forca Ferizaj”, thuhet në njoftim. /Gazeta Olle/