Bardhekaltërit janë duke u përgatitur vazhdimisht që të jenë sa më të fortë në elitën e futbollit kosvoar.
Klubi ferizajas ka bërë të ditur stafin e trajnerëve, që startojnë punën nga nesër, për edicionin 2024/25, shkruan Gazeta OLLE.
Trajneri i Ferizaj, Arsim Abazi, në bashkëpunim me drejtorin sportiv, Genc Hyseni, kanë emëruar stafin e trajnerëve që do ta udhëheqin skuadrën në garat e Superligës.
Stafi i Abazit do të përbëhet nga; Egzon Shabani ndihmës trajner, Isuf Berisha trajner kondicional, Luan Alija trajner i portierëve dhe Ergon Hyseni video-analist.
FC Ferizaj seancën e parë stërvitore e fillon ditën e nesërme, 26 qershor, nga ora 10:00.