Ferizaj vjet për titull, sot anëtarë i Ligës së Parë

Ferizaj pas humbjes kundër Istogut, është edhe zyrtarishtë anëtarë i Ligës së Parë, duke mos mundur ta ruaj vendin e saj në elitë për dy vite radhazi.

Por Ferizaj ka diçka të veçantë, për dallim nga skuadra tjetër që do të jetë me të së bashku në Ligën e Parë, Trepça.

Ferizajasit vitin e shkuar ‘luftuan’ për titull deri dy xhiro para përfundimit të kampionatit, ndërsa këtë vit, katër xhiro pa mbaruar kampionati ata janë jashtë ‘luftës’ për mbijetesë.

Në sezonin e shkuar Ferizaj kishte lojtar të spikatur si Granit Avdylin, Qëndrim Dautajn, Astrit Fazliun, Berat Hysenin, Egzon Shabanin, Betim Haxhimusën, Ylber Ramadanin, Visar Zogianin, Driton Vokshin, Dardan Jasharin e shumë të tjerë, ndërsa në ndeshje kundër Istogut, nuk ishte asnjë nga këta në fushë duke munguar edhe kapiteni Agron Istrefi dhe mbrojtësi Mirsad Idrizi, nga të paktit që kishin mbetur në klub.

Ferizaj momentalisht ka vetëm 18 pikë, ndërsa ka arrirur të marrë katër fitore dhe gjashtë barazime, duke pësuat plot 19 humbje.

ferizaj 2