Ferizaj triumfon ndaj Besës në ndeshje miqësore

Një tjetër ndeshje miqësore është zhvilluar sot nga skuadrat e Ligës së Parë.

Ferizaj ka qenë nikoqir i Besës, të cilën e ka mposhtur me rezultat të ngushtë.

Pas 90 minutave të zhvilluara, ferizajasit kanë triumfuar me rezultat 2-1.

Dardan Qerkini dhe Ramush Ramadani ishin autorët e golave për skuadrën bardhekaltër.

Edhe në këtë takim dy trajnerët testuan të gjithë lojtarët që kishin në dispozicion.

/Gazeta Olle/

Llapi fiton ndaj A&N, këta janë golashënuesit e ndeshjes

Rikthimi triumfal në “folenë” që prodhoi kampionë olimpikë: Flasin Driton Kuka, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi