Ferizaj tregon forcën, mposht me rezultat të thellë skuadrën e Superlgës

Futbolli kosovar është në pushim për shkak të ndeshjeve të kombëtareve dhe skuadrat tona po zhvillojnë ndeshje miqësore.

Ferizaj ka pritur Fushë Kosovën në një takim miqësor dhe kanë treguar forcën e tyre.

Ferizajasit që bëjnë gara në Ligën e Parë treguan se kanë një skuadër të fortë duke triumfuar me rezultat të thellë 3-0, përkundër se trajneri i tyre nuk kishte startuar me formacionin më të mirë.

Sulmuesi iranian Ali Babaei realizoi dy gola, derisa Enhar Cakolli shënoi një tjetër në fitoren e thellë të Ferizajt. /Gazeta Olle/ 

Mediumi zviceran shkruan për terrenin e fushës “Fadil Vokrri”, përmend edhe largimin e Prishtinës

Gazeta zvicerane Blick me reportazh te Liria e Prizrenit: Po rritet cilësia në Superligën e Kosovës