Ferizaj ka zhvilluar sot ndeshjen e parë kontrolluese, ku në stadiumin e qytetit në Ferizaj, ka pritur Renovën.
Ferizajasit kanë shënuar fitore bindëse prej 4-1 ndaj skuadrës shqiptare të Maqedonisë së Veriut.
Golat për bardhekaltrit i realizuan katër futbollistë të ndryshëm, Florim Berisha, Bleon Shaqiri, Enis Sefa dhe Kenan Orana.
“Trajneri, Arbnor Morina i ka dhënë hapsirë të gjithë futbollistëve, për të parë formën e tyre para fillimit të edicionit pranveror”, thuhet në njoftimin e klubit.
/Gazeta Olle/