Ferizaj shënon fitore spektakolare me rikthim, triumfojnë edhe Phoenix e Rahoveci

Java e 18-të në Ligën e Parë të Kosovës ka filluar sot me tri ndeshje interesante. 

Dy prej tyre ishin përballje nga Grupi A, ndërsa tjetra e Grupit B, shkruan Gazeta Olle.

Në përballjet e Grupit A, Phoenix arriti fitore të madhe ndaj Trepçës me rezultat minimal 1-0.

Fitore shënoi edhe Rahoveci ndaj Vëllaznimit 2-0, me dy golat e pjesës së parë.

Tjetër fitore të rëndësishme arriti edhe Ferizaj, që pëmbysi rezultatin e pjesës së parë ndaj 2 Korrikut, duke fituar në fund 2-1.

Rezultatet e plota:


Grupi A: 

Phoenix 1 – 0 Trepça

Rahoveci 2 – 0 Vëllaznimi

Grupi B: 

Ferizaj 2 — 1 2 Korriku

/Gazeta Olle/ 

Super derbi mes Yllit dhe Trepçës

U ndëshkua direkt me të kuq në derbin me Gjilanin, ky është dënimi për Cuculin