Ferizaj reagon pas transferimit të Ramadanit në Danimarkë (FOTO)

Ish-futbollisti i Ferizajt, Ylber Ramadani, ka bërë sot hapin e karrierës duke u transferuar në Danimarkë.

Pas transferimit ka reaguar edhe klubi ferizajas përmes faqes zyrtare, përcjellë Gazeta Olle.

Ferizaj i ka uruar suksese Ramadanit në aventurën e re në futbollin danez.

“Ylber Ramadani në Vejle të Danimarkës.

Lojtari i akademisë sonë Ylber Ramadani ka nënshkuar kontratë me ekipin nga Danimarka – Vejle ! Ne si klub i urojmë shumë sukses Ramadanit, dhe shpresojmë që një ditë ta shohim në ndonjë klub të madh europian”, thuhet në njoftimin për shtyp.

IMG_7297

Ramadani kishte bërë emër në Kosovë pikërisht nën fanellën e Ferizajt.

Më pas ai ka luajtur edhe te skuadra e Prishtinës dhe ajo e Dritës.

Nga gjilanasit kaloi te Partizani, ku pati shpërthimin e karrierës.

Ramadani është ndër lojtarët më të mirë të Kombëtares së Shqipërisë U-21.

ramadani