Ferizaj prezanton përforcimet e janarit

Ferizaj ndonëse gjendet në vendin e fundit në tabelë, nuk e ka ndërmend të dorëzohet dhe në pranverë do të luftojë për ta siguruar mbijetesën.

Skuadra ferizajase tashmë ka bërë të gjitha përgatitjet dhe duket e gatshme për stinorin pranveror derisa edhe ka bërë disa përforcime interesante.

Shtatë prurje të reja besohet se do t’i ndihmojnë asaj të arrijë tek objektivat që i ka.

Çlirim Avdulli, Jasmin Mecinovic, Besar Iseni, Marko Jovanovski, Filip Gligorov, Albin Krasniqi dhe Drilon Islami janë emat e ri që në pjesën e dytë të kampionatit do ta veshin fanellën e Ferizajt.

Ferizaj është i fundit në tabelë me vetëm 13 pikë të tubuara në 18 ndeshje të luajtura në stinorin vjeshtor dhe e pret një punë shumë e madhe.

Njoftimi i plotë nga FC Ferizaj:

Përfundon afati kalimtar për FC Ferizaj

Ardhjet:

Çlirim Avdulli
Jasmin Mecinovic
Besar Iseni
Marko Jovanovski
Filip Gligorov
Albin Krasniqi
Drilon Islami

Shumë propozime e emra në këto dy muajt e fundit në tavolinën e klubit. Afati i transfereve është një pjesë shumë e ndjeshme e funksionimit të klubit.

Secili gabim i mundshëm ndikon direkt në rezultate, ashtu siç ndodhë edhe në të kundërtën.

Duke analizuar profilet e lojtarëve, ne e themi me bindje të plotë se kemi marrë më të mirët që ishin në tregun e transferimeve.

 

Enzo Fernandez prezantohet nga Chelsea

Ndeshja Prishtina – Dukagjini nuk luhet në “Fadil Vokrri”, ja dy opsionet e mundshme