Ferizaj nxjerrë në treg biletat vjetore

Klubi i Ferizajt i ka nxjerrë në shitje biletat vjetore, të cilat vlejnë për vitin kalendarik 2015. Ato do të kushtojnë 20 euro, ndërsa tashmë janë edhe zyrtarisht në treg.

“Blerësi i kësaj bilete vjetore njëherësh konsiderohet kontribuues për KF Ferizajn. Bileta vlen për vitin 2015”, thuhet në biletën vjetore.

Ferizaj në tri ndeshjet e para të stinorit pranveror ka marrë tri pikë duke pësuar dy humbje dhe shënuar një fitore. /Gazeta Olle

11047934_813172998730395_3862188781729531758_n 10561529_813173032063725_6557720815471835347_n