Ferizaj është befasia më e këndshme e edicionit pranveror në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Skuadra e drejtuar nga Andrej Panadic ka shpërthyer në pranverë ku në shtatë ndeshje ka marrë 14 pikë, duke qenë ekipi me më së shumti pikë të grumbulluar që nga starti i stinorit pranveror.
E ditën e diel ferizajasit janë nikoqir të kampionit në fuqi të Kosovës, FC Ballkanit.
Ferizajasit në këtë takim vijnë pas dy fitoreve radhazi, derisa Ballkani pas një krize që e ka kapluar.
Në kampionat Ballkani nuk di të fitoj në katër ndeshjet e fundit duke marrë tre barazime dhe një disfatë.
Por suharekasit u eliminuan edhe nga Kupa e Kosovës pas një humbje me rezultat të pastër 2-0.
Është raportuar se Ballkani përveç kirzes në rezultate ka edhe krizë financiare, pasi ditë më parë analisti Liridon Leci raportoi se futbollistët nuk janë paguar në tre ose katër muajt e fundit.
E të mendosh se një skuadër që ka fituar pesë milionë euro nga pjesëmarrja në garat evropiane dhe t’i mbetet borxh futbollistëve është e papranueshme. Megjithatë klubi suharekas nëpërmjet një komunikate e ka mohuar deklaratën e Liridon Lecit.
Gjithsesi dueli në Ferizaj pritet të jetë tejet interesant me vendasit në top formë që kanë bilanc jashtëzakonshëm në pranverë me tre ndeshje dhe tre fitore para adhuruesve të tyre. /Gazeta Olle/